FORMA E TOKËS
Toka nuk është kaq e rrumbullakët sa duket. Ajo është e shtypur në
pole dhe kurrizore në ekuator.
Forma e tillë e tokës është elipsoide e valëzuar dhe në gjeografi quhet gjeoid (gjeo-tokë dhe eidos-pamje).
Ide për formën sferike të tokës
§Mijëra vjet më parë njerëzit, duke qenë nën përshtypjen e drejtpërdrejtë të horizontit dhe formës së tij, mendonin se Toka ka formën e pllakës së rrumbullakët të palëvizshme, e cila nga të gjitha anët është e rrethuar me detin dhe nuk është aq e madhe
.
§Pitagora- konsideronte se Toka e ka formën e trupit më të përsosur gjeometrik - formën sferike.
§Anaksagora- konsideronte se Toka, sikurse edhe trupat e tjerë qiellor (Dielli dhe Hëna) ka formën sferike.
§Plini (Plinius)- konsideronte që Toka e ka formën sferike merr zhdukjen e anijes nga syri i shikuesit që gjendet në liman (buzëdet).
§Dëshminë më të sigurt se Toka ka me të vërtet formën sferike, na ka dhënë ekspedita e Ferdinand Magelanit (1519-1522). Pjesëmarrësit e saj kanë lundruar rreth e përqark Tokës për tre vjet.Në vitin 1946 Toka është xhiruar nga raketa në lartësi prej 170 km dhe forma sferike e e saj ka qenë mjaft e qartë. Më 1957 sovjetikët lançuan satelitin artificial të qarkullojë rreth e përqark Tokës, ndërsa me 1960 edhe satelitin bashkë me njeriun. Satelitët artificial xhirojnë edhe emitojnë fotografitë për Tokën nga të cilat shihet qartë forma sferike e saj.
Ide për formën elipsoide të Tokës
§Zhan Risheu- më 1672 konstatoi se lavjerrësi sekondar i Parisit (që shtrihen në 48º 50’ të gjerësisë gjeografike të veriut) ngel prapa, përkatësisht vonohet në Kajenë (në kryeqytetin e Guajanës franceze në Ameikën Jugore, që shtrihet në 4º 56’ gj.gj.v). Në bazë të kësaj ka përfunduar se forca tërheqëse e Tokës është me e dobët në Kajenë se në Paris. Kjo dukuri është e natyrshme, sepse Toka për shkak të rotacionit është e shtypur në pole ndërsa në formë të mufatur në ekuator dhe ka formën e elipsoidit. Për këtë arsye vendet në sipërfaqen e Tokës, që janë më afër ekuatorit janë më larg prej qendrës së Tokës se vendet që janë më afër poleve. Prandaj edhe ndikimi i forcës tërheqëse të Tokës (graviteti) në vendet e para është më i dobët se sa në ato të fundit. Nga kjo rrjedh se një send që në ekuator peshon 1000 kg në pole do të peshoj 1005 kg.
Forma e vërtetë - Gjeoidi
§Matjet e
përpikta të forcës tërheqëse të Tokës (graviteti) dëshmuan se Toka nuk është një trup gjeometrik i rregullt - elipsoid. Forca tërheqëse e Tokës është më e madhe në det (ku lavjerrësi luhatet më shpejt), e më e vogël në kontinent (ku ai luhatet më ngadalë). Në bazë të shumë matjeve të tilla (mbi 400) është konkluduar se Toka e ka formën e elipsoidit valëvitës që më 1873 gjeofizikani Listingu, për herë të parë e quajti gjeoid (greqisht : ge - tokë dhe eidos - pamje). Sipërfaqja e gjeoidit në det shtrihet nën sipërfaqen e elipsoidit, kurse në kontinent mbi sipërfaqen e elipsoidit.
Pozicioni i Tokës në Sistemin Diellor
Toka (lat: Terra)
është planeti i 3-të i sistemit tone Diellor. Toka është rreth 4.55 miliardë vjet e vjetër dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyrorë: Hënën. Supozohet që krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-un (Shpërthimin e Madh).
§Toka gjendet në zonën e gjelbërt, ajo merr sasinë e duhur të nxehtësisë dhe dritës nga Dielli, e cila është optimale pë jetën në Tokë.
Po të ishte Toka më afër Diellit, Uji i oqeaneve do të avullohej për një kohë të shkurtër dhe pastaj do të tretej tërsisht në univers, në të kundërtën nëse Toka do të ndodhej më larg nga Dielli, Uji në Oqeaneve tona do të ngrihej në akuj të përjetshëm, kështu që jeta në Tokë nuk do të zhvillohej.
Rrotullimi I Tokës
§Rrotullimi i Tokës - Toka rrotullohet
rreth boshtit të saj në drejtim perëndim-lindje. Ky rrotullim quhet rotacion. Një lëvizje të
plotë Toka e kryen për 24 orë
ose një ditë. Për shkak të formës së rrumbullakët të Tokës, gjatë rotacionit të
gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë. Ka shumë dëshmi për
vërtetësinë e rrotullimit të vërtetë të Tokës. Ndër to janë: forma e elipsoide
e Tokës, eksperimenti i Fukos dhe zhvendosja në lindje të trupave gjatë rënjës
së lirë (forca e devijimit).
§Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të
rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe natës. Për
shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të
gjitha pikat e Tokës. Kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të
rrymave detare.ne fakt toka e kryen rrotullimin e saj per 23 ore 56 minuta e 4
sekonda. Rrotullimin rreth diellit toka e kryen per 365 ditenete e 6 ore. Rruga
qe pershkon toka rreth diellit quhet orbite. Ajo ka nje gjatesi prej 900
milione km
No comments:
Post a Comment