Monday, May 1, 2017

Healthy food





NDIKIMI I USHQIMEVE NË ORGANIZMIN TONË

-Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm.Ajo që duhet të kemi gjithnjë parasysh për të qenë të shëndetshëm e jo të shëndoshë është t’i japim më shumë përparësi cilësisë se sa sasisë së ushqimit për këtë arsye dieta jonë e përditshme duhet të jetë sa më e larmishme, të hamë në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar duke i dhënë organizmit të gjitha substancat që ai ka nevojë.

-Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm. Zakoni i të ushqyerit të shëndetshëm i formuar herët në fëmijëri ka më shumë gjasa të mbahet gjatë gjithë jetës. Ushqimi duhet të jetë i rregullt dhe të sigurojë energjitë e nevojshme për kryerjen e punëve mendore dhe fizike. Ushqimi i shëndoshë është një ndër faktorët që ndikon në rritjen normale. Për këtë ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i përbërë nga artikuj të ndryshëm.

-Ne cdo organizem te gjalle gjate veprimtarise se qelizave,indeve dhe organeve,vazhdimisht harxhohet energjidhe qe trupi te mbahet ne gjendje konstantete gjitha keto humbje duhet te mbulohen me ane te ushqimit.Trupi i njeriut ka nevoje te konsumoje vazhdimisht sasi te konsiderueshme ushqimi,te cilat i japin atij materialete nevojshme per formimie e enrgjise,forcimin e indeve dhe rregullimin e proceseve te kembimit qe ndodhin ne organizem.Organizmi qendron i gjalle deri atehere kur vazhdon procesi i kembimit,ne saje te te cilit formohen inde te reja.ne qoftese ushqimi nuk eshte i mjaftueshem, atehere harxhohen lendet e vete organizmit dhe si pasoje trupi i njeriut dobesohet.

Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat.
Arroret- Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.
Jogurt- Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.
Salmoni- Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu iu jep shumë energji.
Kërpudhat- Një racion me kërpudha iu oforn gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni të mos ia ndani tavolinës suaj.
Spinaqi- Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zjerë apo sallatë.
Kunguj dhe fara luledielli- Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.
Patatet- Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “buke dhe gjellë” nga populli.
Uji- Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen.
Zarzavate të freskëta- Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat nga tavolina tuaj.
Vezët- Dikur konsideroheshin të tepërta vezët sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kan ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina do të merrni.

No comments:

Post a Comment